Gjeneral Bradshaw për ISIS dhe Rusinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Shqipëria do t?i bashkohet forcave aleate te NATO-s në përgatitjet e fundit që po bëhen për ti bërë ballë kërcënimeve të shtuara nga Rusia dhe nga ISIS. Premtimin e ka dhënë Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, gjate takimit në tiranë me zv/komandantin e Forcave Supreme ne Europe, Gjeneral Adrian Bradshaw. Pas takimit me ministren, Gjeneral Bradshaë dhe gjeneral major Jeronim Bazo dhane nje conference, ky shpjeguan më në detaje kërcënimet me të cilat po përballet aleanca.

Adrian Bradshaw thekson:

Kremlini kohët e fundit ka nxjerrë një version të ri të doktrinës ushtarake, ku në mënyrë të qartë I referohet NATOS si destabilizues dhe një rrezik për Rusinë. Këtu mund të shtoj se ky veprim është bërë pa ndonjë arsyetim bindës dhe pse apo se si NATO është bërë rrezik për Rusinë. Prandaj si kujdes i arsyeshëm, ne nuk kemi mundësi tjetër veçse të reagojmë. Dhe të mbrojmë veten. Kjo është arsyeja pse në Samitin tonë në Uells, shtatorin e kaluar udhëheqësit e NATOS, ranë dakord për një plan veprimi gatishmërie. Kjo do të bëjë të mundur që forcat tona të dislokohen shpejt për tu përballur me çdo sfidë. Ai do të rrisë numrin, madhësinë dhe kompleksitetin e stërvitjeve tona gjithashtu, do të mundësojë përforcimet e shpejta nqs janë të nevojshme që do të ndihmohen nga njësitë logjistike, të Komandos dhe Kontrollit të vendosura paraprakisht në territorin e aleatëve tanë lindor.

Brashaw shpjegoi se vendet aleate kane miratuar unanimisht krijimit e nje task force te përbashkët gatishmërie tepër te larte. Ajo do te jete nje brigade shumëkombëshe e mbështetur nga forcat ajrore detare dhe speciale te cilat do te jene te gatishmëri per te lëvizur brenda dy tre ditëve .



Unë jam I kënaqur të them se Shqipëria, po jep kontribute pozitive dhe kuptimplote, në aleancën e NATO-s. Angazhimi juaj i vazhdueshëm në Afganistan, për misoinin?..është jetik ndërkohë që ai vend rindërton institucionet, e tijtë sigurisë dhe mer përgjegjësitë për të ardhmen e vet. Trupat shqiptare, janë shquar për veprimet e tyre në Kosovë, në Kejfor dhe në Bosnje, më IJUFOR dhe ju vitin e kaluar me ju kontribuuat me asete ushtarake me forcat e reagimit të NATOS.

Gjeneral Bazo u shpreh se Shqipëria e ka fokusuar veprimtarinë e saj në ato njësi dhe repartee të deklaruara si kapacitete të dislokueshme në kuadër të aleancës. Ndërkohë, Bradshaw vuri në dukje dhe masat e marra nga Shqipëria për personat qe kane qene pjese e ISIS e qe tashme janë kthyer.

Free Traffic Exchange