http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne seancën e se enjtes pamjet e deputetit Tom Doshi me socialistin Koço Kokedhima u vunë ne qendër te vëmendjes se medias e u hodhën dyshime se Kokedhima mund te shërbente si negociator mes kryeministrit Rama e deputetit te Shkodrës. Por vete deputeti i Vlorës ka dale para medias per te hedhur poshtë çdo dyshim duke theksuar se takimi me Tom Doshin ishte thjesht miqësor e pa ngarkesa politikeKoço Kokedhima thekson:Po kam folur me te pikërisht per dreken qe do te dëshiroje te kaloje me te dhe per këtë dreke i thashë qe a mund te kalojmë dreken bashke. Ai madje kishte planifikuar nje qëndrim me nje koleg tjetër dhe i thashë rrime bashke te 3 s?ka problemKoço Kokedhima ka reaguar edhe për mocionin e demokrateve kundër tij duke u shprehur i bindur se nuk do ti hiqet mandati i deputetitKoço Kokedhima thekson:Mos dëgjoni ato borite e Saliut se borite e Saliut nuk janë kompetente nga pikëpamja profesionale; juristet e mi janë shume me te shkëlqyer se sa juristet e PD dhe i kane interpretuar ligjet qe rregullojnë funksionet e mia dhe aktivitetin tim ne mënyre shume korrekteDeputeti socialist ka hedhur poshtë serish akuzat e demokrateve se ka shkelur kushtetutën duke përfituar fonde publike; duke sqaruar se qe prej momentit qe ka marre mandatin nga kqz nuk ka marre asnje para nga shteti.