Kreditet për mjekët dhe farmacistët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 850 mjeke, farmacist e stomatolog rrezikojnë vendin e punës dhe licencën per te ushtruar profesionin per shkak se kane 0 kreditë. Ata do ti nënshtrohen procesit te rilicensimit, pas dt 15 prill, ku vendi i tyre do te shpallej vakant. Ndërkohë qe 26% e atyre qe nuk kane përmbushur numrin e krediteve, kane afat gjashte muaj nga 15 prilli deri ne 15 tetor per ti përmbushur. Ky raport paraprak i qendrës kombëtare te edukimit ne vazhdimësi, është realizuar ne te gjithë vendin, ku qytetet me problematike kane rezultuar Delvina, Mallakastra, Pogradeci, e Saranda, ku me shume se gjysma e mjekeve nuk kana marre kreditet e mjaftueshme. E ndërsa bluzat e bardha duhet të plotësojnë kreditet, ata vazhdojnë protestat kundër testimit. Mjeket thonë se çështja e krediteve që sapo është bërë e ditur nga ministria, ka kosto të lartë. Mjeket duhet te mbledhin 150 kredite ne 5 vite, ndërsa farmacistet e stomatologet 100 kredite. Ndërkohë qe neurologët, reanimatoret,kirurget e pediatrit janë bluzat e bardha me numrin me te paket te krediteve, te cilët nuk kane mbushur detyrimet.