Burg pa afat Emirjon Gjutës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve te Renda ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Emirjon Gjutes, te riut qe u arrestua pak kohe me pare nen akuzën e pengimit te zbardhjes se te vërtetës për shpërthimet e tritolit ne Tirane. Paraditen e te premtes, trupi gjykues ka vendosur ndaj tij masën arrest me burg pa afat, pasi tashme ai akuzohet se është pjese e grupit kriminal qe dyshohet se ka vene eksplozivin tek farmacia e babait te Ministrit te Brendshëm si dhe ne dy vende te tjera. Emirjon Gjuta ishte lënë ne arrest me burg për 15 dite, pasi Prokuroria dyshonte se ai e njihte personin te cilit i shiti celularin nga ku u bene thirrjet telefonike qe aktivizuan tritolin. Por arrestimet e te enjtes te kushërinjve te tij, sipas prokurorisë, faktuan edhe lidhjet ne skenarin kriminal te tritolit. Aktualisht ne qeli janë edhe katër persona te tjerë, ndërsa ne kërkim janë shpallur Vladimir Gjuta, qe dyshohet si kreu i grupit dhe Baftjar Bruka, qe mendohet se ka vene lenden eksplozive.

Free Traffic Exchange