http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova do të ngrejë padi ndaj Serbisë për gjenocid gjatë luftës së vitit 1999. Deklarata është bërë nga zv/kryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar Ditmir Bushati. Thaçi tha se padia do të ngrihet në një periudhë të përshtatshme gjeopolitike. Deklarata e numrit dy te qeverise është bere ne një kohe kur debati për gjykatën speciale është teme e ditës. Ai shtoi se kuvendi duhet ta votoje atë, ne te kundërt çështja do te shkoje ne Këshillin e Sigurimit. Ndërsa Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati deklaroi se është me rendësi që dialogu Serbi-Kosovë të vijojë me qëllim përfundimtar normalizimin e marrëdhënieve të këtyre dy shteteve. Gjate takimit te tyre është caktuar se mbledhja e radhës e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës do të mbahet në tiranë më 23 mars. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Bushati është takuar dhe me kryeministrin Mustafa dhe me presidenten Jahjaga. Mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive është mbajtur në qytetin e Prizrenit rreth një vit me pare.