Rama: Rruga e kriminelëve është ngushtuar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke i?u referuar shpërthimeve me tritol ne Tiranë kryeministri Rama tha se policia ka arritur të ngushtojë rrugën e kriminelëve që më parë iknin në drejtim të paditur. Gjatë fjalës së tij në përurimin e ambienteve të reja të Akademisë së Policisë, kreu i qeverisë u shpreh se aktet terroriste tregojnë qe policia po ndahet nga krimi ndërsa nuk ka më tradhti brenda saj. Rama nuk la pa përmendur dhe denoncimet e qytetarëve mbi dhunën e policisë. Për videot e fundit të publikuara në Internet ai falënderoi qytetarët dhe theksoi se akte të tilla janë të papranueshme. Në të njëjtën linjë ishte dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për te cilin dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve nuk është modeli për tu ndjekur. Vetëm gjatë vitit 2014, 322 punonjës të policisë janë proceduar penalisht ndërsa 897 të tjerë janë ndëshkuar me përjashtim dhe pezullim nga detyra.

Free Traffic Exchange