http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për here te pare qe kur Edi Rama u zgjodh Kryeministër i Shqipërisë, një deputet i partisë se tij i ka dale kundër.Tom Doshi thekson:Do t?i bej me dije Edi Rames qe qysh sot e mbrapa mes meje e tij nuk ka paqe me..Ky është Tom Doshi, i cili ka 3 mandate si deputet i Partisë Socialiste ne qarkun e Shkodrës. Reagimi i ashpër i deputetit Tom Doshi ka ardhur pas një takimi qe kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me disa deputete socialiste ku sipas Doshit, Rama e ka akuzuar se po bën beteje për interesa personaleTom Doshi thekson:Çdo gjë do t?ia bej publike, por edhe ai te beje publike ato qe thotë ai qe unë e kam bere për interesat e mia. Kur te flas unë me te do t?i dridhen themelet maxhorances dhe qeverise. Unë përfaqësoj te gjithë elektoratin e Shkodrës, kam 10 vjet qe jam ne politike kam drejtuar te gjitha zgjedhjet; edhe ato parlamentare edhe ato lokale dhe dihet se çfarë fitore ka pasur partia socialiste ne Shkodër. Por Edi Rama është mosmirënjohës, është bukeshkelur për mua dhe per te gjithë ata qe e votuan ne Shkodër; dhe do ta shohë ne zgjedhjet lokale.Deputeti i Shkodrës e ka akuzuar kryeministrin se nuk ka mbajtur premtimet duke e katandisur vendin me keq se ne qeverisjen e PDTom Doshi thekson:Thashë sa ka filluar lufta mes meje dhe tij. Nuk kam gje personale, gjithmonë flas ne emër te bazës. Pakënaqësia e popullit ju e dini, ekonomia është me keq se ne kohen e Berishës, po pasurohen nje grup njerëzish qe ka rreth vetes; edhe persa i përket Drejtoreshës se Tatimeve te japë përgjigje Edi Rama publikisht për lidhjet nepotike qe ka emëruar ne dogana, tatime, polici e kudo qe jane. Edi Rama e di shume mirë qe edhe Berisha edhe Topalli s?kanë fituar luftë me mua, jo me Edi Rama. Se lufta brenda llojit është si kanceri qe nuk gjen shërimPor një prej deputeteve qe ka marre pjese ne takimin me kryeministrin Edi Rama, deputeti i Shkodrës, Paulin Sterkaj ka sqaruar se qëndrimet e fundit te deputetit doshi nuk kane qene pjese e bisedës me liderin e maxhorances; dhe vete Sterkaj ka preferuar ta cilësoje një takim te zakonshëm mes deputeteve socialiste dhe kryetarit te partisë. Por Sterkaj e ka bere te qarte pozicionin e tij ne mbrojtje te kryeministrit ne lidhje me debatin për ndryshimet ne qeveriPaulin Sterkaj thekson;Ne i kemi dhënë votëbesimin qeverise dhe kryeministrit, ndryshimet dhe cfare duhet për qeverinë i sheh kryeministriNe korrikun e vitit te kaluar Tom Doshi se bashku me 4 deputete ne shenje pakënaqësie ndaj qeverise u largua nga parlamenti para momentit te votimit duke detyruar maxhorances te shtynte miratimin e ligjeve per nje seance tjeter duke shenuar krisjen e pare ne partine socialiste