http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohet numri i personave te implikuar ne vendosjen e tritolit ne farmacinë e babait te Ministrit te Brendshëm Sajmir Tahiri. Prokuroria e Krimeve te Renda firmosi urdhër arrestet për Pajtim dhe Muhedin Gjuten, ndërkohë që Vladimir Gjuta dhe nipi i tij 24 vjeçar Baftjar Bruka janë shpallur në kërkim. Burime pranë Prokurorisë bënë me dije se të gjithë personat nga i njëjti fis dyshohet se janë të implikuar në shpërthimet e natës se 10 shkurtit. Sipas hetimeve Vladimir Gjuta dhe nipi i tij Baftjar Bruka janë larguar vetëm disa ditë pas arrestimit të te afërmit Emirjon Gjuta. Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se Vladimir Gjuta, ndonëse në arrest shtëpie është arratisur. 35 vjeçari u ndalua një vit më parë, pasi goditi një efektiv të policisë rrugore në afërsi të stadiumit Qemal Stafa ne Tirane. Ne masën e shoqërimit ne ambientet e policisë ndodhen edhe gjashte persona te tjerë te cilët mund te kenë pasur dijeni për shpërthimet e tritolit. Ndërsa Emirjon Gjuta ndodhet ne paraburgim. Ne pronësi te te cilit rezultoi telefoni qe u gjend ne vendngjarje. 26 vjeçari u tha prokuroreve se i?a kishte shitur telefonin një personi, te cilin nuk e njihte, por arrestimet e fundit rrezojnë alibinë e tij.