Gjika, apeli rrëzon Prokurorinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si shkalla e parë, edhe apeli i Vlorës ka lënë të lirë Kryetarin e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika. Ne seancë trupi gjykues i kryesuar nga Vasil Hanxhari, la ne fuqi masën detyrim paraqitjeje për Gjikën, duke rrezuar kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg. Kryetari i Bashkisë se Vlorës e ka pritur i qetë vendimin. Por gjatë fjalës ne gjyq, Gjika pohoi se nuk e ka penguar hetimin e çështjes ne asnjë rast. Ai nënvizoi se do te vërtetojë se pallatet për të cilat është vënë nën akuzë, nuk janë ndërtuar me dokumente të falsifikuara. Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika u arrestua në datën 6 shkurt, me akuzën për falsifikim dokumentesh ne dhënien e lejes për një pallat 11- katësh në qendër të qytetit bregdetar. Menjëherë pas arrestimit ai pati probleme me zemrën dhe u shtrua në spital ne Tirane, ku iu nënshtrua një koranografie. Ndërkohë, Gjykata e Apelit vendosi masën ?detyrim paraqitje? edhe për shefen e Urbanistikës në qytetin bregdetar Dorina Sula dhe biznesmenin Artur Haxhi. Ky vendim u mor pasi asnjëri pret tyre nuk kishte precedent penal më përpara.