http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një furgon i postës shqiptare, i cili si çdo fund muaji po kryente transportin e parave për pensionistët në qytetin e Durrësit, është tentuar të grabitet në mëngjes nga persona të armatosur e të maskuar. Sulmi kriminal ndodhi në lagjen 6 të qytetit bregdetar. Shoferi ka ndaluar makinën para filialit të postës, për të dorëzuar rreth 100 milionë lekë te vjetra, para të pensionistëve, kur pranë tij ka ndaluar një motor me dy persona. Sipas policisë, të maskuar e të armatosur, ata kanë kërcënuar shoferin, por janë përballur me rojën e postës. Ky i fundit ka rezistuar, duke u goditur në kokë me qytën e një pistolete. Zhurma që krijoi ky konflikt duket se ka trembur agresorët të cilët janë larguar me shpejtësi në rrugicat e lagjes. Ndërkohë roja është dërguar menjëherë është dërguar në spital ku ka marrë mjekimin e nevojshëm. Policia e Durrësit ka ngritur shumë postblloqe në kryqëzime të ndryshme brenda në qytet dhe në periferi, por edhe në superstradën Durrës-Tiranë.