Qeveria e Kosovës miraton programin 4-vjeçar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve te reja te punës mbetet prioritet i qeverise se Kosovës, qe po përballet me problemin e azilkërkuesve ne rritje drejt vendeve te Bashkimit Europian. Kryeministri Isa Mustafa prezantoi pikat kryesore te programit 4 vjeçar te miratuar nga ekzekutivi, qe fokusohet edhe tek forcimi i demokracisë e sundimit te ligjit, reformat ne arsim e shëndetësi, por edhe ne sigurimin e lëvizjes se lire te kosovareve. Qeveria do të angazhohet që brenda gjashtë muajve të hartojë Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2015-2020. Programi do të prezantohet përpara deputeteve, si dhe ne konferencën e donatoreve qe do te mbahet me 6 mars.