http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtimi i makinës ne gjendje te dehur, tejkalimi i shpejtësisë, kalimi semaforit me te kuqe apo kundravajtja janë disa nga 16 masat qe do te sjellin heqjen e pikëve ne patente. Me hyrjen ne fuqi te sistemit te ri, reduktimi i pikëve do te zbatohet vetëm ne shkeljet qe shoqërohen me pezullim te lejes se drejtimit. Çdo shofer do te njihet ne çast me masën qe do te marre, me pas mund te ankimoje ate ose jo ne Komisionin e Apelimit ne Policinë Rrugore. Duke dhënë sqarime se si do te funksionoje ky sistem përfaqe te Ministrisë se Transporteve si dhe Policisë Rrugore thane se ulja epikeve do te behet online. Një faqe internetit do te jete enkas për ketë qellim, ku qytetari nëpërmjet numrit te shastise mund te kontrolloje nivelin e pikëve. Vetëm ne rast se nje shkelje e rende përsëritet dy here brenda vitit atëherë, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet serish testit teorik. Ne çdo rast, kartoni i patentës qe posedojnë sot rreth 600 mije shqiptare do te jete i vlefshmes dhe s?ka nevoje për rinovim. Hyrja ne fuqi i këtij sistemi, duket se do te marre me shume kohe se muaji mars, qe ishte parashikuar.