PD kërkon mandatin e Koços - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet kane zyrtarizuar kërkesën për heqjen e mandatit te deputetit Koço Kokedhima. Ne emër te Pd , deputetja Jorida Tabaku ka sqaruar se ne shkelje te kushtetutës socialisti Koço Kokedhima ka përfituar të paktën 150 herë fonde publike nga pasuria e qytetarëve, nëpërmjet shoqërisë Abissnet. Ne kemi arritur në konkluzionin, bazuar mbi fakte e argumenta e pas një pune disa mujore hulumtimi e hetimi, të bërë nga departamenti anti-korrupsion në Partinë Demokratike, se deputeti Koco Kokëdhima ka përfituar fonde publike nga pasuria e qytetarëve të vendit. Kjo është rreptësisht e ndaluar nga Kushtetuta dhe sjell automatikisht përfundimin e mandatit të tij.Ne mocionin e saj partia demokratike është treguar e kujdesshme te mos leje jashtë qëndrimin e vete shoqërisë Abissnet, e cila me herët ka sqaruar se Koço Kokëdhima ka qenë aksioner deri më datë 06.02.2014, por sipas opozitës ekzistojnë dokumente qe faktojnë se deputeti Kokedhima ka përfituar fonde edhe para kësaj date duke paraqitur fatura te periudhës Dhjetor 2013 - Janar 2014). Ky nuk është rasti i pare qe PD kërkon heqjen e mandatit te nje deputeti socialist për shkak te përfitimit te fondeve publike; ne 2011 mbi te njëjtën akuze gjykata kushtetuese i hoqi mandatin Ilir Beqjas; ndërkohë qe vete PD kur ishte ne maxhorance nisi nje procedure te ngjashme për Fidel Yllin, por me pas u tërhoq. Kërkesa e demokrateve do te shqyrtohet fillimisht ne këshillin e mandateve, me pas do te shkoje ne seance plenare dhe vetëm nëse shumica voton pro, atëherë çështja shkon ne Gjykate Kushtetuese, e cila është institucioni përfundimtar qe vendos nëse Koco Kokedhimes do t?i hiqet apo jo mandati

Free Traffic Exchange