Radhë për lidhjen e kontratave me OSHEE në rrethe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse afati për të shlyer detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike dhe per te përfituar nga ulja e kamatëvonesës u shty deri më datën 28 shkurt, shumë qytetarë kanë zgjedhur pikërisht ditët e fundit për bere pagesat. Në qytetit e Korçës është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën, pasi qindra banore te ardhur edhe nga fshatrat kane krijuar radhe te gjata. Edhe në qytetin e Burrelit situata është e njëjtë. Megjithëse kanë patur tre muaj afat, shumë nga qytetarët kanë pritur ditët e fundit të shkurtit për të lidhur kontratën. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e OSHEE Burrel thanë për Vizion Plus që deri tani në total janë lidhur 18593 kontrata. Radhe te gjata janë shfaqur edhe ne Fier, Krujë, Ballsh e Lezhës. Në të gjithë vendin zyrat e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike po përballen me fluksin e lartë të debitorëve.