Tritol biznesit në Sauk, kamerat fiksojnë autorin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një Fast Food u hodh në erë orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Tiranë. Shpërthimi ndodhi vetëm disa metra larg Komunës së Farkës në Sauk ku rreth 150 gramë tritol shkatërroi fasadën e biznesit të Arjan Bocit nga Mirdita. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë qe vendosja e eksplozivit është filmuar nga kamerat e sigurisë. Burime pranë uniformave blu thanë se kamerat e biznesit kanë filmuar një person rreth 165 centimetra të gjatë i veshur me xhup blu, i cili aktivizon me djegie tritolin. Ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e tij, ndërkohë që sipas banorëve të zonës kjo nuk është hera e parë që Boci kërcënohet. 38 vjeçari i ka thënë policisë se nuk ka konflikte me persona të tjerë ndonëse po heton për të kaluarën e tij.

Free Traffic Exchange