http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Harmonia mes feve ne Shqipëri është nje mesazh i rëndësishëm, i cili duhet t?i përcillet botes. Kjo është edhe arsyeja qe konferenca e 28 mbarëkombëtare e paqes do te zhvillohet ketë here ne Shqipëri. President i komunitetit Sant?egidio qe organizon këtë takim, prezantoi para publikut arsyet se perse është zgjedhur pikërisht Tirana. ?T?i tregojme botes se Shqiperia eshte nje vend i bashkejeteses mes feve te ndryshme. E dime sesa ky mesazh eshte i rendesishem per te gjithe Evropen. Sepse Evropa po shnderrohet dhe eshte shnderruar tashme nje vend bashkejetese mes feve, por Shqiperia e perjeton kete prej shekujsh dhe eshte e rendesishme te njihet. Vizita e Papa Françeksut, siç e tha kryeministri lindi nga deshira per te theksuar kete realitet. Dhe kur Papa u largua i tha kryeministrit: Une besoja se Shqiperia ishte nje vend i harmonise fetare, por tashme kuptova qe eshte i ?vellazerise fetare?. Per kete ne duam qe ky realitet te njihet edhe me shume?,Edhe përfaqësuesit e katër komuniteteve fetare theksuan se me mbajtja e ketij takimi botëror ne Tirane do te riktheje vëmendjen tek kjo vlere shqiptare. Takimi i 28 ndërkombëtar per paqen, do te mbahet me datat 6-7-8 shtator te këtij viti, ne përkujtim te 20-vjetorit te përfundimit te luftës se fundit ne Ballkan. Pas vizitës se Papa Françeskut, 21 shtatorin e vitit te kaluar, e cila e ktheu Shqipërinë e vogel ne kryeqendrën e vëmendjes botërore per harmoninë fetare, ky është aktiviteti i dyte i rëndësishëm qe do te promovoje edhe njëherë dialogun dhe bashkëjetesën fetare.