http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjitha zhvillimet e kësaj jave duke filluar nga vetëvrasja ne Vlore për shkak te faturës se energjisë, tek arrestimi ne Shkodër për shkak se rilidhi energjinë elektrike apo edhe dhuna policore ne Korçe; i kane shërbyer liderit te opozitës Lulzim Basha per ta shndërruar mbledhjen e grupit parlamentar ne nje foltore kundër qeveriseLulzim Basha thekson:Ky është kryeministri që e ka për kënaqësi, për sport, të fyejë bashkatdhetarët e vet duke u nxjerrë përpara gogolin e burgut për gjithçka. Ky është kryeministri që për të bërë spektakël dhe për të kënaqur deliret e tij ka mbushur dhomat e paraburgimit me njerëz të pafajshëm, që nuk duhet të ishin për asnjë çast në burg për çfarë kanë bërë apo çfarë dyshohet se kanë bërë.Lideri i opozitës ka theksuar se vete kryeministri është përgjegjës për dhunën policoreLulzim Basha thekson:Këto nuk janë më lajthitje të tre shefave këtu dhe dy policëve atje. Kjo është frymë. Kjo është frymë që zbret nga lart dhe shpërndahet e shumëfishohet në gjithë piramidën e policisë. Ky është shteti policor që dëshiron të vendosë Rama-Meta, një shtet i përçudnuar sa për faktin se sistemi që kemi është sistem demokratik në themelet e veta, aq edhe për faktin se ky shtet policor nuk u prek qimen e flokut bandave të krimit të organizuar, madje është në simbiozë me ta.Për kryetarin e PD Basha zgjidhja përfundimtare per situatën qëndron tek largimi i qeverise