Valë largimesh nga FNSH - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak kohë nga shkarkimet e 7 specialëve të RENEA-s, largimet prekin dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë. 5 efektivë të FNSH-së së Tiranës të cilët morën pjesë në operacionin e Lazaratit janë transferuar ndërkohë që komandanti i tyre është liruar nga detyra. Kjo është letra zyrtare që tregon motivin e largimit të kryeinspektorit. Në të theksohet se prova kryesore është ne fakt një dyshim që kanë eprorët për veprimtari të paligjshme dhe jo shkelje konkrete. Sipas avokatit mbrojtës të ish-kryeinspektorit Petrit Elezi, ky motivacion është i pabazë e për këtë arsye është bërë ankimim në gjykatën administrative. Sipas Mërtirit klienti i tij është larguar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë pa asnjë relacion duke i mohuar atij të drejtën për tu mbrojtur ndërkohë që rasti do i referohet dhe Avokatit të Popullit.