Bushati për devijimin e lumit Vjosë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria dhe Greqia do të bashkëpunojnë për të zgjidhur të gjitha problematikat, përfshi këtu dhe çështjen devijimit te lumit Vjosa. Këtë fakt e ka pohuar vete Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një konference të përbashkët me homologun turk Caushoglu. Bushati tha se gjate ditës ka mbajtur takimi me zv/ministri grek Kuntis, kundër te tjera është diskutuar dhe çështja ne fjale. Debati për devijimin e lumit Vjosa lindi pasi ne korrik te vitit 2013, disa ministri greke kanë miratuar kërkesën e një subjekti privat për të nisur studimin mbi efektin mjedisor te devijimit te lumit ne territorin grek. Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar një sërë konventash ndërkombëtare që detyrojnë të dyja vendet të shprehen për menaxhimin e ujërave të përbashkëta ndërkufitare.