Gjurmët e përmbytjes janë ende prezente në serat në fshatin Kafaraj të Komunës Frakull. Në këtë gjendje janë edhe serat e prodhimit të ludheshtrydheve me pronar Xhemil Hamataj, i cili është një prej 20 fermerëve, prodhimet e të cilëve janë shkatërruar krejtësisht nga përmbytjet.