Projekti grek për Vjosën, PD i kërkon informacion qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka kërkuar nëpërmjet ish-ministrit te jashtëm Aldo Bumçi informacion nga qeveria per projektet e vendit fqinj per lumin e Vjosës. Bumçi ka dale para gazetareve per te saktësuar se gjate kohes qe ai ka drejtuar ministrinë e jashtme nga prilli deri ne shtator te vitit 2013 ministria e jashtme greke nuk ka sjelle asnje informacion per kete çështje; por ministri Bushati, sipas tij eshte i detyruar te sqaroje se çfarë ka ndodhur përgjatë kesaj kohe qe ai ka qene ne krye te diplomacisë shqiptare. ?Ne kërkojmë që qeveria shqiptare, Ministria e Jashtme, të japë informacion dhe llogari se çfarë ka bërë gjatë kësaj periudhe për të mbrojtur interesin kombëtar shqiptar për çështjen e lumit Vjosa. Pra, a e ka ngritur këtë çështje në takimet dypalëshe. Ministri i Jashtëm Bushati është takuar katër herë me ministin e Jashtëm Venizellos gjatë kësaj periudhe njëvjeçare e gjysëm që janë në qeverisje. Pse nuk është ngritur kjo çështje në takimet dypalëshe si çështje e një rëndësie të madhe kombëtare?!? I gjithe debati per lumin Vjosa dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, lindi pasi ne vendin fqinj nje vit me pare nje kompani private ka kërkuar devijimin e nje pjese te ketij lumi tek liqeni i Janines per ta shfrytëzuar per prodhim energjie. Qeveria greke ka nisur nje studim mbi efektin mjedisor te devijimit ndërkohe qe projekti eshte kundërshtuar edhe nga 3 bashki ne vendin fqinj.