http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sera te reja do te ndertohen në zonën e Frakullës, në Fier, me standarde evropiane dhe rezistonte ndaj stuhive dhe përmbytjeve. Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Rama, i cili së bashku me Drejtorin e ?Usaid Albania? kanë vizituar fermerët e kësaj zone te goditur nga përmbytjet. Teksa u ndal në fermën e Xhemil Hamataj, Rama premtoi fillimin e fazës së tretë atë të ndihmës për fermerët e dëmtuara nga përmbytjet. Por shefi i qeverise nënvizoi se investimet do te synojnë te ndërhyjnë ne vepra te lëna ne harrese prej dy dekadash. Ndërsa përfaqësuesi i Usaid, Marcus Johnson, deklaroi se së shpejti do të nisë punën për t?i ardhur në ndihmë kësaj zone.?Është bërë një marrëveshje prej 750 mijë dollarë për të ndihmuar fermerët dhe në ditët që do të vijnë ne do të bëjmë një demonstrim të kësaj marrëveshjeje, pikërisht në këtë zonë, për të parë se si mund të përmirësojmë serat, çfarë teknologjie mund të përdorim. Kemi bërë një marrëveshje dhe deri në shtator do të ketë një situatë më të mirë dhe një infrastrukturë më të mirë. Ne jemi duke punuar me OJQ shqiptare, për të sjellë ekspertizën, për të bërë trajnimet e nevojshme për të parë mundësinë për të ndërtuar më mirë se ç?ishte më parë .?Vetëm në fshatin Kafaraj janë evidentuar të dëmtuara dhe shkatërruara plotësisht rreth 5 ha me sera luleshtrydhe, ndërsa dhjetëra hektarë të tjera u përmbytën gjatë vërshimit të lumit Vjosë.