Ligji i ri për turizmin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sezoni i ardhshëm turistik do ta gjejë Shqipërinë me një paketë turistike të ngjashme me atë të Malit të Zi, në mënyrë që të thithen sa më shumë turistë të huaj. Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Ekonomisë, i cili ka marrë së fundi edhe përgjegjësinë për turizmin, Arben Ahmetaj. Gjatë një konference për shtyp me homologun ne tij malazez, ai tha se është duke u bërë ligji i ri i turizmit, i cili do të vendosë standarde të ashpra për licencimin e operatorëve turistikë në Shqipëri si dhe po shihen mundësitë e krijimit të linjave ajrore ?Low Cost?, në mënyrë që edhe çmimi i paketës të jetë konkurrues me rajonin. Për palën malazeze ajo që është më e rëndësishme në fuqizimin ekonomik të rajonit është ndërtimi i infrastrukturës së përbashkët. Nëse vendet e rajonit bëhen bashkë për të thithur fondet që do të japë shumë shpejt BE për projektet e përbashkëta, atëherë kjo do të rriste mirëqenien e të gjithë qetarëve.?Ideja është që të gjitha vendet e rajonit të punojnë që të përfitojnë fondet që do të disbursohen për projektet e përbashkëta. Dy më të rëndësishmet, projektet e të cilave kanë shumë mundësi që të bëhen është autostrada adriatiko-joniane dhe gazsjellësi jonian, i cili do të shpërndajë gazin që do të ketë Shqipëria nga TAP në rajonin e Ballkanit.? Të dy ministrat ranë dakord që të punojnë për të përfshirë në këto projekte edhe Kosovën dhe Maqedoninë.

Free Traffic Exchange