Admir Tafili porosiste vrasjet nga burgu - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë nga arrestimi i 2 të rinjve të dyshuar si vrasës me pagesë policia ka zbardhur aktivitetin kriminal të Alfred Qefalisë dhe Kristi Pines si dhe porositë e marra nga burgu për kryerjen e ekzekutimeve. Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se ka prova për ekzistencën e këtij grupi i cili drejtohej nga i burgosuri përjetë Admir Tafili. Sipas Cakos, vrasësit me pagese janë autorë të vendosjes së tritolit në automjetin e drejtorit të burgut të Fushë Krujës, në rrugën ?Budi? ndaj biznesmenit Armando Ceka, ekzekutimit të Leonard Muratit në Durrës e Ibrahim Manit në Shkodër, por edhe i disa ngjarjeve të tjera të parealizuara. Çako tha se hetimet për përfshirjen e grupit dhe në shpërthimet me tritol në Tiranë janë ende në fazë verifikimesh ndërkohë që dy persona janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit të banesave të Qefalisë dhe Pines, policia gjeti një arsenal armësh të modeleve të ndryshme, dhjetëra karta sim si dhe 9 mijë euro.

Free Traffic Exchange