http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krimi ne familje i mori jetën një 66-vjeçari mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ?18 Shtatori? ku Dituri Meni vrau me thikë bashkëshortin e saj Flamur Meni. Megjithëse u dërgua në spital, 66-vjeçari nuk mundi t?u mbijetojë plagëve. Nga të dhënat e policisë, mësohet se fillimisht familjarët kanë thënë se Meni tentoi të vetëvritej, por pas hetimeve u mësua se ai ishte goditur brutalisht nga bashkëshortja pas një debati në familje. Për krimin, policia arrestoi 62-vjeçaren Dituri Meni, ndërkohë që janë shoqëruar dhe familjarët për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.