PD dhe OSHEE për vetëvrasjen në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë të shtunë, ku një 56 vjeçar i dha fund jetës ka reaguar partia demokratike duke akuzuar OSHEE-në dhe qeverinë për plagën e madhe sociale, që sipas saj, po krijojnë. Llazi Nasi, baba i tre vajzave, i ka dhënë fund jetës, pasi OSHEE e njerëzit e saj e kishin futur në një rrugë pa dalje, duke e mbifaturuar me shuma të papërballueshme për të. Familjarët e viktimës dëshmojnë se ai ishte ankuar disa herë për faturën e padrejtë, 10 herë më të lartë se sa shënonte matësi. Pothuajse çdo ditë raportohen akte dëshpërimi të qytetarëve përballë kësaj sjellje antihumane të qeverisë dhe OSHEE, që nuk kanë sy të shohin e vesh të dëgjojnë.Ata nuk po u lënë qytetarëve asnjë zgjidhje tjetër përpos errësirës e burgut. Dhe për fat të keq, e gjitha kjo po merr dhe jetë njerëzish. 56-vjeçari u vetëflijua, duke lënë një akuzë të fortë e të drejtpërdrejtë për Edi Ramën dhe OSHEE-në e keqbërësve të tij?.Por e menjëhershme ka qene edhe përgjigja e kompanisë se shpërndarjes. Sipas OSHEE i ndjeri pak kohë më parë kishte lidhur kontratë për të paguar me këste mujore detyrimet e prapambetura dhe pretendimi se faturimi ishte shumëfish i vlerës normale është i pavërtetë.