http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shumta te disa ditëve me pare përmbyten ne Gjirokastër nje sipërfaqe toke prej 5 000 hektarësh. Toka e përmbytur shtrihet përgjatë luginës se Drinos nga fshati Sofratike e ne Mashkullore, ku vihen re demet ne vreshta e te mbjella. Demet e shkaktuara janë pasoje e çarjes se argjinaturës se shtratit te lumit Drino ne dy vende. Çarja me madhe e diges shkon ne 200 metra dhe sipas fermerëve ne rast se nuk ndërhyhet, kjo situate mund te përsëritet .Banoret e këtyre fshatrave jetojnë vetëm me shfrytëzimin e tokës bujqësore. Bordi i Kullimit Gjirokastër ka bere me dije se është duke hartuar nje projekt për riparimin ne stinën e thate te veres te kësaj çarjeje masive.