Kamëz, banorët protestë për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë debitorë te kompanisë se energjisë, por këtë te shtune kane dale ne proteste duke bllokuar rrugën qe te çon ne Kamez, pasi refuzojnë e paguajnë. Rezistenca e tyre ka sjelle edhe konfrontime me policinë e shtetit, e cila është detyruar qe disa prej tyre t?i shoqëroje ne komisariat. Këta banore jetojnë ne konviktet e Universitet Bujqësor dhe per rrjedhoje ata nuk kane matesa individuale. Sipas nje marrëveshje te arritur edhe me kompaninë, u ra dakord qe familjet do te përpjesëtonin faturën e energjisë, por edhe ky fakt nuk ka gjetur zbatim ne praktike duke bere qe banoret te kërkojnë matesa individuale. Kreu i kompanisë se energjisë Adrian Cela thotë se abonentet kane akumuluar një debi dhe se kompania nuk ka marrëveshje me banoret, por me Drejtorinë e Konvikteve. Ndaj sipas Celes për banoret nuk ka zgjedhje tjetër perverse te paguajnë energjinë. Ne kuadër te reformimit te burimeve njerëzore ne kompaninë e shpërndarjes se energjisë, ka nisur këtë te shtune procesi i testimit me shkrim te 200 kandidateve elektricist. Ky grup është përzgjedhur nga faza e selektimit te 1500 aplikimeve te zhvilluar ne mujin janar. kandidatet kane aplikuar përmes aplikimit online.

Free Traffic Exchange