Dosja e Lazaratit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria ka përfunduar hetimet edhe për grupin e trete te personave te akuzuar si te përfshire ne veprimtarinë e paligjshme te kultivimit dhe shitjes se lendeve narkotike ne zonën e Lazaratit. Behet fjale për 30 besona, për te cilët se shpejti do te nise gjykimi. Sipas Prokurorisë nga 30 te pandehurit veten 13 prej tyre ndodhen te arrestuar ne burg , 7 te tjerë janë ne kërkim, ndërsa 10 persona janë hetuar ne gjendje te lire .Por krahas kultivimit te lendeve narkotike 30 te pandehurit ndodhen ende nen hetim per pastrim te produkte te veprës penale qe do te thotë verifikim i origjinës se pasurisë se tyre nëse ka ardhur nga ky aktivitet. Ne total numri i te pandehurve te dërguar per gjykim per dosjen ?Lazarati? ka arritur ne 86. Ndërkohë nje tjetër dosje ndodhet ne Prokurorinë e Krimeve te Renda ku i pandehur është Gate Mahmuajtaj se bashku me te birin dhe dy persona te tjere. Ndaj këtij grupi krahas kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike rendon edhe akuza e goditjes se punonjësve te policisë. Aksioni i policisë ne Lazarat zgjati rreth një muaj dhe ne te krahas tonelatave me lende narkotike u kapen dhe sekuestruan edhe qindra arme te llojeve te ndryshme