Thaçi: Qeveria do të riktheje sërish shpresën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Kosova përballet me problemin e emigracionit te qytetareve, numri dy i qeverise kosovare, qe mban edhe postin e ministrit te Jashtem, Hashim Thaçi premton se qeveria do te riktheje shpresën dhe do te beje gjithçka qe jeta e tyre te përmirësohet. Ne nje interviste per gazetën prestigjioze gjermane ?Bild?, Thaci komentoi situatën problematike me largimet e emigranteve drejt vendeve te Bashkimit Europian.Hashim Thaçi thekson:Pamjet e kosovarëve duke braktisur Kosovën janë trishtuese, por ne do të punojmë së bashku me Gjermaninë dhe partnerët e tjerë për të siguruar që ky fluks i papritur të ndalet. Ne jemi dëshmitarë të rënies se numrit të emigrantëve ilegalë ditëve të fundit dhe shpresojmë se Gjermania mund të fillojë t?i riatdhesojë, në mënyrë që të tjerët të shohin se vendin e kanë në Kosovë.Thaçi u ndal edhe ne masat e marra nga qeveria per frenimin e këtij fenomeni, ndërsa tha se ndryshimet e pritshme nuk mund te ndodhin brenda natës.Hashim Thaçi thekson:Ne nuk mund të bëjmë mrekulli dhe njerëzit kanë humbur durimin në këtë periudhë të tranzicionit të dhimbshëm, por, nga ana tjetër, Kosova ofron më shumë mundësi për ata që më përpara duan të punojnë sesa të qëndrojnë duke mos bërë asgjë në ndonjë kamp refugjatësh. Kosova nuk është e përkryer, por ne po bëjmë çmos për t?u siguruar mundësi qytetarëve tanë.Per zëvendëskryeministrin Thaçi zhvillimi ekonomik dhe integrimet euro-atlantike janë çelësi i suksesit të Kosovës, por ia tha se izolimi qe po u behet kosovareve, qe nuk e kane mbyllur ende procesin e liberalizimit te vizave, është i padrejte.