Hapja e dosjeve të komunizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkohë që në Tiranë u përkujtua 24-vjetori i rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, janë ndalur në qytetin e Shkodrës. Gjatë një takimi me ish të përndjekurit politik Veliaj dhe Peleshi theksuan se qeveria është e vendosur t?i shkojë deri në fund hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe se të gjithë të përndjekurit do të kompensohen.?Kemi seriozitetin dhe vullnetin për ti zgjidhur njëherë e mirë këto çështje. Është koha të ndërtojmë një raport të ri me të shkuarën. Hapja e dosjeve është detyrim ndaj shoqërisë dhe së bashku me dëmshpërblimin ekonomik ato do ti japin fund kalvarit të vuajtjeve të kësaj shtrese?.Vetëm në qytetin e Shkodrës numërohen rreth 1 mijë të përndjekur politikë, të cilët i janë bashkuar nismës për të firmosur një peticion për hapjen e dosjeve.

Free Traffic Exchange