http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo ditë e më shumë siguria ushqimore në Shqipëri vendoset në pikëpyetje. vetë rastet e kapura nga autoriteti kombëtar i ushqimit ditët e fundit, flasin për një abuzim të ri të tregtarëve të cilët përpiqen të fitojnë para duke shitur produkte jo cilësore. Në një intervistë për Vizion Plus, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Afrim Bakaj thotë se vetëm në vitin 2014-të janë vendosur 353 gjoba, ndërkohë që problem mbetet mungesa e bashkëpunimit të pushtetit vendor. Për të thelbësore është që policia bashkiake të mos lejojë tregtimin e ushqimeve në rrugë. Edhe pse AKU ka rritur numrin e inspektimeve, në shumë raste bëhet e pamundur kontrolli i të gjitha subjekteve tregtare për shkak të mungesës së numrit të inspektorëve. Gjatë ditëve të para të këtij viti, janë sekuestruar 10 ton ushqime jashtë standardit dhe po ashtu janë zbuluar edhe mallra të falsifikuara. Për çdo konstatim ku mashtrohet konsumatori AKU ka vënë në dispozicion numrin ne gjelbër për të denoncuar rastet.