http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që shpërthimet me tritol janë në fokusin kryesor të policisë, krimi i rrugës është rritur ndjeshëm. Vetëm gjatë muajit janar në Tiranë nga të dhëna te siguruara nga komunikatat e policisë, janë regjistruar 132 raste të vjedhjes, 9 prej të cilave me dhunë. Kjo sipas ish-zyrtarit të policisë Ismail Elezi kërkon bashkëpunimin e disa hallkave ndërsa goditja e krimit nuk mund ti lihet rastësisë. Për sa i përket zbulimit të shpërthimeve me tritol, Elezi thotë se ngjarje të tilla kërkojnë më shumë punë nga Departamenti i Informacionit Kriminal. Ndonëse nuk është e pamundur, për Elezin, vendosja e tritolit është mjaft e vështirë për t?u zbuluar dhe nuk kërkon organizim të veçantë. Pas shpërthimeve me tritol gjatë muajit shkurt, dy grabitje me dhune rikthyen vëmendjen tek rendi dhe siguria publike. Një bankë e nivelit të dytë dhe një biznes i madh ranë pre grabitjeve, por fatmirësisht pa persona të lënduar.