Në përfundim të vizitës një ditore në Bruksel ku takoi Presidentin e Komisionit Europian, Juncker dhe Presidentin e Bashkimit Europian, Tusk, Kryeministri Edi Rama në një komunikim me gazetarët shqiptarë atje iu përgjigj një serie pyetjesh që lidheshin me integrimin e Shqipërisë në Union dhe përplasjet e brendshme me Presidentin Nishani apo ndikimet që mund të kenë ato me Brukselin.