Te varferit nuk mund te marrin kredi per shtepi
Ligji qe eshte aktualisht ne fuqi dhe qe u jep mundesine te pastreheve te perfitojne kredi te bute per strehim, nuk favorizon ata. Qe te marresh sot nje kredi te bute kesti mujor eshte 8 mije leke te reja ne muaj. Nderkohe qe cdo familje e pastrehe qe kerkon kredi te bute per strehim dueht t?i kete te ardhurat mujore 25 mije leke te reja ne muaj. Pra, sot perfiton kredi te bute ai qe ka te ardhura mbi 25 mije leke ne muaj dhe jo te varferit. Qeveria cdo vit i jep Entit Kombetar te Banesave disa milione dollare per strehimin e qytetareve te varfer. Enti i Banesave, parate e marra nga qeveria i depoziton ne banke. Ne baze te nje vendimi te Ministrise se transporteve, cdo bashki ka nje fond te caktuar pra per strehimin. Bashkia shpall kerkesat qe qytetaret te plotesojne dokumentat. Por cfare ndodh realisht? Fiks fare sjell 3 raste te tre familjeve te cilet jetojne ne kushte te mjerueshme, kane bere gati dokumentacionin perkates per te marre shtepi por nuk e perfitojne pasi nuk kane te ardhura per ta shlyer kredine.
Fiks fare vizitoi 3 familje te cilat jetonin ne kushte te mjerueshme. Dy prej ketyre familjeve ishin ne Tirane.
Rasti i pare eshte i Merlinda Koci, zonja jetonte ne nje shtepi qe permbytej nga uji sa here qe binte shi. Duhet theksuar se as kjo shtepi nuk ishte e saj. Flinin ne toke. Kane bere kerkesen per nje shtepi pasi kishin plotesuar te gjitha dokumentat u eshte thenen qe nuk perfitojne kredine pasi familja jetonte vetem me nje pension invaliditeti dhe nuk kishin te ardhura per te shlyer kestet e kredise. Jetojne me te ardhurat qe marrin nga shitja e kanaceve.
Rasti i dyte eshte po nga Tirana, nje zonje jeton bashke me femijen e saj 3 vjec ne nje dhome pa banjo te madhe 2 m katror. Femijen e ushqen ne kopesht, ndersa vete punon cfare te mundet. Ka bere kerkesen per nje kredi per shtepi por pergjigjia e dhene ka qene negative. Shkak i saj ishte mungesa e te ardhurave. Nuk ka ku jeton bashke me femijen te tjeret i ka cuar ne shtepine e femijes me ndihme ekonomike ajo nuk paguan dot kestin e kredise se bute ndaj kerkon ndihme
Rasti i trete eshte ai i nje zonje me 3 femije nga Laci. Kjo zonje eshte e divorcuar. Nje prej femijeve te saj eshte i semure edhe i paafte menderisht. Zonja gjithashtu ka bere kerkesen per nje kredi por nuk e ka perfituar ate. Bashkpunetoret tane bashke me njeren nga zonjat e cila ka plotesuar dokumentacionin perkates per perfitimin e nje kredise iu drejtuan drejtorise se strehimit. Atje zonja merr gjithashtu nje pergjigje negative. Nepunesia i shpjegon qe ajo nuk e perfiton kredine pasi te ardhurat e saj jane te pamjaftueshme per te shlyer kestet mujore. Nepunesja i shpjegon zonjes qe vetem nese siguron nje vertetim page apo i rriten te ardhurat mund te marre nje kredi. Ajo ka nje shtepi pronari paguan 60 mije leke dhe ka nje femi te semure te ardhura nuk ka vetem pensionin e vajzes.
Bisede ne nje nga zyrat e strehimit kun je zonje rome shkon per te ker...