http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nikollaq Neranxi, biznesi i të cilit u grabit dy ditë më e parë pa të gjithë skenën nga zyra e tij. 6 minutat e tmerrit kur dy persona të armatosur hynë në pikën kryesore të biznesit në autostradë u dukën shumë të gjata, por fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua. Për Neranxin e vetmja arsye e mosveprimit të tij është ligji penal, i cili duhet të ndryshojë, pasi vetëmbrojta dhe kapërcimi i kushteve të saj dënohet me burgim deri në 7 vite. Biznesi i ish-deputetit u grabit nga dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët lëviznin me një automjet me targa të huaja. Gjatë grabitjes, e cila zgjati 6 minuta agresorët morën rreth 100 mijë lekë ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për identitetin e tyre.