Nis gjyqi ndaj Ardian Bitraj - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ardian Bitraj ka pranuar se ka vjedhur i vetëm shumen marramendëse te 713 milion lekeve nga Banka e Shqipërisë. Për here te pare pas kaq muajsh hetimesh, 54 vjeçari është shfaqur ne Gjykatën e Tiranës per tu përballur me drejtësinë. Se bashku me te, ne bankën e te akuzuarve është ulur edhe i nipi, Kleves Bejtja. Ky i fundit akuzohet se ka ndihmuar dajën e tij, te transportoje shumen e parave nga dega e thesarit. Ndërsa Mimoza Bruzia edhe kjo e akuzuar si bashkëpunëtore ne vjedhje nuk ishte e pranishme ne gjykate, por me ane te nje shkrese i kishte kërkuar trupit gjykues shtyrje te seancës. Por edhe vete Banka e Shqipërisë nuk ka qene indiferente ndaj këtij gjykimi. Me ane te një shkrese te firmosur nga guvernatori i ri Gent Sejko, ky institucion i kërkoi gjykatës që të pandehurit kthejnë shumen e vjedhur. Por trupi gjykues nuk u shpreh nëse do te pranonte apo jo pretendimin e bankës, pasi mungesa e Bruzise e beri te pamundur zhvillimin e gjykimit. Seanca e shty për ne 6 mars, ndërsa pak ore me vone një tjetër trup gjykues shpalli vendimin për 10 ish- punonjësit e bankës mes te cilëve edhe ish-drejtorin Dorian Çollaku, te cilët u proceduan me gjykim te shkurtuar. Prokuroria kishte kërkuar per te pandehurit dënimin ne total me 56 vite burg duke kërkuar por ne vendimin përfundimtar gjykata ka ulur ne ndjeshëm dënimet per te akuzuarit duke i dënuar me nga 1deri ne 3 vite burg qe me gjykim te shkurtuar u bie te kryejnë vetëm disa muaj .

Free Traffic Exchange