http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta ka dështuar edhe njëherë te mbledhë seancën ne orën e përcaktuar. Pas vërejtjes se demokratit Eduard Selami se parlamenti duhet te filloje punimet ne orën 10.00 Kryetari i Kuvendit Meta ka tentuar te respektoje orarin por ne salle mungonte edhe vete deputeti Selami. Ilir Meta ke dështuar edhe ne një çështje tjetër; nuk i?a ka dale qe diskutimet e deputeteve te fokusohen tek rendi i ditës. Ish-kryeministri Sali Berisha si gjithnjë e ka përcaktuar vete rendin e ditës; duke folur këtë here per intervistën e kryeministrit Rama ne televizionin italian ?La7? dhe deklaratën e tij se ne vitin 97 është sulmuar nga shiku.Sali Berisha thekson:Ajo qe ka ndodhur ne 97 është nje akt i shëmtuar, por ajo u pranua si krim pasioni se kjo ngjarje nuk ndodhi vetëm me Ramen se ai ishte i shoqëruar kur ndodhi ngjarja.Ta shpjegoj unë kushërire po kam pak ndrojtje?Sali Berisha shkoi ne opozite, por Rama nuk shkoi ne ProkuroriTaulant Balla thekson:Berisha te mos përdore 97 se e ka fajin per një periudhe te erret te historisë dhe e çoi vendin ne përplasje civile.Por përtej akuzave për kryeministrin Rama, ish-kryeministri ka lëshuar akuza te forta edhe per Ministrinë e Mbrojtjes duke kërkuar Komision Hetimor.