Rama për “Corriere della sera”: Europë e fortë kundër ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaron se përgjigjja kundër radikalizmit islamik është një Europe e shpresës dhe jo e frikës. Ndërsa i gjithë kontinenti ndodhet ne alarm nga rreziku xhihadist dhe gjithkush ndihet i kërcënuar, shefi i ekzekutivit shqiptar bën apel për bashkim për te luftuar shtetin islamik. Deklaratat Rama i beri gjate nje interviste për prestigjiozen italiane ?Corriere Della Sera?.Edi Rama thekson:Kundër radikalizmit islamik nevojiten përgjigje te ndryshme. Nga njëra ane duhet një beteje e ashpër dhe nga ana tjetër duhet forcuar Europa, pa rene ne kurthin e ndarjes, pa u mbyllur. Çdo mbyllje qe vjen nga frika nuk forcon qëndrimin e përbashkët ndaj këtij armiku shume te veçante, qe është si nje epidemi. Kjo qe po u ndodh pengjeve nuk është nje barbari larg nesh, por ndodh ne shtëpinë tone dhe jemi te gjithë te kërcënuar. Por përgjigja duhet te jete nje Europe e shpresës dhe jo e frikës.Rama foli edhe për ndërhyrjen ushtarake per te mposhtur shtetin islamikEdi Rama thekson:Duhet te vazhdojmë te bëjmë ate qe kemi bere deri tani. Ata kercenojne qytetërimin tone. Por për ketë duhet te zgjidhim problemin e madh te atyre qe per nje përfitim politik e personal kërkojnë te ndahen dhe jo te bashkohen dhe u thonë njerëzve se problemi janë myslimanet.Kryeministri u ndal edhe tek një tjetër krize, ajo e raporteve te Europes me Rusinë.Edi Rama thekson:Nuk është nje sfide e lehte, pasi kemi te bëjmë me nje Europe te frikës, nje projekt i papërmbushur, pa nje lidership dhe kuraje, qe has ne vështireni te jashtëzakonshme. Na kane çuar drejt nje Europe taktike, te lidhur pas takimeve elektorale, peng i interesave te caktuara. Me Rusine është vene re pikërisht mungesa e një Europe te madhe strategjikePër kryeministrin Europa vazhdon te mbetet nje ëndërr per Shqipërinë dhe per këdo qe sheh përpara është e qarte se unioni është rruga e vetme per te garantuar brezat e ardhshëm. Rama komentoi edhe raportet me Serbinë, te cilat i vlerësoi shume te mira. Ai tha se nëse vendet ballkanike nuk e kuptojnë se është me mire te jene te bashkuar se te ndare, nuk do te shkojnë dot përpara dhe do te jene te dobët me Brukselin. I pyetur për marrëdhëniet me opozitën Rama u shpreh se ashtu si ne Itali, edhe ne Shqipëri jeta politike është luftarake, me ndryshimin se ne Tirane nuk ka komike qe te bëjnë lufte ne skenën politike. Për homologun italian Renzi, Rama ndan mendimin se përfaqëson shpresën e nje Italie qe me ne fund është nje vend qe flet per te rinjtë dhe qe arrin te rilinde. Gjatë qëndrimit ne Itali, Kryeministri dha edhe nje interviste për televizionin ?La 7?, ku përcolli mesazhin se Shqipëria mbështet fuqishëm projektin europian te vlerave, qytetarisë dhe bashkëjetesësEdi Rama thekson:Me vjen çudi qe ne Italia ka kaq shume eurospektike. Projekti europian është zgjidhja e vetme kundër gjithë këtyre krizave. dalja nga Bashkimi Evropian dhe mbyllja ne vetvete nuk...

Free Traffic Exchange