Anulohet mbledhja e Këshillit Bashkiak - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli Bashkiak anulon mbledhjen e sotme me kërkese te Kryetarit te Bashkisë Lulzim Basha. Pas tërheqjes publike nga projekti i dhënies me koncesion te parkimeve ne kryeqytet numri një i bashkisë i ka kërkuar edhe zyrtarisht kryetarit te Këshillit Bashkiak mosmbajtjen e mbledhjes se parashikuar per sot. Nje jave me pare këshilltaret e majte ne mbledhje kërkuan shtyrjen e saj për t?u njohur me mire me projektin e dërguar nga bashkia. Nje projekt qe sipas Florian Pullazit ishte i pajustifikuar dhe io pambështetur ne asnjë teori ekonomike. I ftuar ne emisionin e mëngjesit 7 pa 5 ne Vizion Plus Pullazi siguroi se qytetaret nuk duhet te kenë frike pasi projekti i bashkisë është rrëzuar tashme. Bashkia e Tiranës kishte projektuar qe tre muaj përpara zgjedhjeve te jepte me koncesion për 35 vjet për dy firma private menaxhimin e parkimeve ne kryeqytet kundrejt pagesës nga qytetaret.