Oktapod - Amos Zaharia perballe pasqyres. - 18 Shkurt 2015 - Vizion Plus - Talk Show

2015-11-28 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Interviste perballe pasqyres me Amos Zaharia. Amos Muji Zaharia, finalist i Edicionit te 5-te te Dancing with the Stars Albania. Magjinë e kinemasë e ka provuar që herët kur ishte vetëm 12 vjeç, gjë që e ka bërë ta konsiderojë si jetën e tij. Por edhe roli i fundit në teatër e ka bërë ta dashurojë skenën. Audicionin e parë e ka fituar shumë herët, katërmbëdhjetë vite më parë kur ishte vetëm 12 vjeç, në filmin ?Vals?, dhe tanimë i numëron plot dhjetë role kinematografikë në karrierën e tij. Një karrierë që ka ardhur shtruar, graduale, jo nga ato të llojit që të bëjnë nga mbrëmja në mëngjes të famshëm, duke mos preferuar të përdorë kredenciale që i vijnë nga emri i mamasë, aktores së njohur Yllka Mujo. Ka preferuar të rritet rol pas roli për të arritur në pikun e tij, aty ku e duan të gjithë; produksionet televizive, në kinema dhe skena e teatrit. Amos Zaharia është këto kohë padyshim aktori më i lakuar. Me rolet e tij ne filmin ?Amaneti? - një produksion me regji të Namik Ajazit, ?Millenium?, të Besnik Bishës, si dhe në skenën e teatrit me komedinë ?Loja e dashurisë dhe e rastësisë?, nga Hervin Çuli, ku publiku pas të qeshurave dhe argëtimit ka duartrokitur zhdërvjelltësinë e tij, që ka ditur të bëjë edhe një rol dytësor të rëndësishëm dhe të dallueshëm. Duke vulosur me markën e tij -jo më i njohur thjesht si djali i aktores së madhe -por si një yll i ri i skenës me një stil krejt të veçantë interpretimi, aspak i ngurtë dhe shumë modern, edhe kur bie fjala të interpretojë role klasikë. ?Nuk përpiqem të bëj asgjë ndryshe, thjesht e vë veten në situatën e caktuar dhe sillem sa më natyrshëm të jetë e mundur?, - rrëfen Amosi, duke shtuar se ka zgjedhur profesionin më të bukur; atë që e lejon të jetë krijues.

Free Traffic Exchange