http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë nga arrestimet e dy personave në Tiranë, policia dyshon se ka rënë në gjurmët e një grupi të cilët kryenin vrasje me pagesë, ndërsa porositë e atentateve i merrnin nga burgu.Alfred Qefalia dhe Kristi Pine, dyshohet se janë personat përgjegjës për një seri atentatesh të ndodhura në Tiranë, por edhe në Shkodër, ndërkohë që sipas policisë bashkëpunonin me njëri-tjetrin.Kështu hetuesit kanë prova që lidhin 29-vjeçarin Qefalia nga Farka, si personi i cili vendosi tritolin në biznesin e Armando Cekës në shkurt të një viti më parë në rrugën e ?Elbasanit?. Nga shpërthimi i telekomanduar, u plagosën rëndë biznesmeni i ndërtimit Ceka, truproja i tij si dhe një jurist.Sipas të dhënave të mbledhura nga policia, urdhërues i atentateve është një emër i njohur për drejtësinë Shqiptare. Admir Tafili, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm, dyshohet se me porosi të cilat vinin nga jashtë qelive, urdhëronte djemtë për kryerjen e atentateve që paguheshin deri në 20 mijë euro.Gjatë kontrolleve në banesat e të rinjve, policia gjeti arsenale armësh, por edhe fitil përcjellës. Për Kristi Pinen, policia nuk ka shumë të dhëna ndërkohë që Alfred Qefalia, dyshohet si personi i cili ndihmoi në arratisjen e Tafilit dhe disa të dënuarve të tjerë nga burgu i Drenovës 2 vite më parë. Nga ana tjetër, Alfred Qefalia rezulton dhe si person i skeduar në vitin 2010 ku u prangos së bashku me dy vëllezërit e tij Artan dhe Kujtim Qefalia, si pjesë e një grupi kriminal i cili merrej me trafikun e kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë.