Partia Demokratike e konsideron emergjencë kombëtare mungesën e rendit dhe sigurisë në vend. Shpërthimet me tritol, grabitjet e biznesve dhe bankave, grabitjet e personave dhe zbulueshmëria zero e policisë, sipas kreut të opozitës, ka të bëjë me qeverisjen e dështuar dhe bashkëkëpunimin e saj me krimin.