http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse mendoni se fatura juaj e energjisë elektrike është abzuive, ju nuk duhet ta paguani atë, deri sa te përfundoje procesi i ankimit pranë kompanisë. Nuk janë te pakta rastet kur, qytetaret mbifaturohen dhe jane detyruar ta paguajnë faturën me synimin se do te kompensohen faturën e ardhshme. Administratori i Kompanisë se energjisë thotë se ne raste te tilla fatura do te pezullohet. Muaji mars do te shënoje edhe një rikonceptim te shërbimit ndaj klientit. Qëllimi është qe qytetari te mos sorollatet ne zyra me dite me radhe për te marre nje përgjigje. Duke raportuar ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuesve, Administroi i Kompanisë se Shpërndarjes tha se nevojiten rreth 1 miliard euro investime ne mënyrë qe i gjithë sistemi te rimëkëmbet.