Basha: Rama dështoi me krimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e grupit parlamentar te Partisë Demokratike ka nisur disa minuta me vonese për shkak se ish-kryetari i PD Sali Berisha ende nuk kishte mbërritur ne selinë e partisë. Dhe këtë kohe kryetari Lulzim Basha e ka shfrytëzuar per te takuar disa prej kundërshtareve te bojkotit te kuvendit, te cilët tani qe mbledhjet e grupit zhvillohen rregullisht çdo jave i kane ulur tonet kritike ndaj lidershipit te partisë; edhe pse jo te gjithë janë te gatshëm te takohen me kryetarin ne prani te kamerave. Çështja e pare te cilën Basha ka ngritur ne mbledhjen e deputeteve demokrate ka qene situata e rendit, përmirësimi i se ciles sipas tij mund te vije pasi te largohen personat e inkriminuar nga administrata, edhe pse zgjidhja përfundimtare qëndron te zgjedhjet e parakohshme. Megjithatë Basha e ka beret e qarte se 21 qershori nuk është vetëm data per zgjedhjen e drejtuesve te pushtetit lokal, por është momenti kur qytetaret do te votojnë per mënyrën se si ka qeverisur Edi Rama. Basha ka paralajmëruar serish nje proteste te madhe kundër qeverise e veçanërisht kundër rritjes se çmimit te energjisë elektrike.