http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banoret e dëmtuar nga përmbytjet do te shpërblehen jo vetëm ne ushqime, por edhe per krerët e bagëtive te humbura. Këtë premtim ka bere zv/kryeministri Niko Peleshi gjate nje vizite ne fshatin Darzeze. Peleshi u takua me banoret e zonës dhe u njoh me problemet e tyre. Numri dy i qeverise premtoi gjithashtu se do te merren masat per parandalimin e përmbytjeve te tilla ne te ardhmen. Bashke me zëvendëskryeministrin, ne zone ishin edhe ambasadore te BE ne Tirane.