http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë edhe qytetarët e Laçit do të kenë një zyrë të re punësimi. I pranishëm në inaugurimin e saj kryeministri Edi Rama u shpreh se punësimi është sfida më e madhe e qeverisë.Edi Rama shpreh:Sot në faqen e zyrtare të Shërbimit të Kombëtar të Punësimit ka 2230 vende të lira pune në 65 qytete të vendit. Faktikisht rezultojnë 15303 punëdhënës, pra, sipërmarrës të regjistruar, të cilët përmes zyrave të punësimit kanë prezantuar mundësitë e tyre për të dhënë punë. Në shkallë vendi, qysh nga dita e parë e punës tonë janë shpallur 30583 vende të lira dhe përmes zyrave të punësimit janë punësuar 16400 punëkërkues, të cilët sot figurojnë në librat e llogarive të shtetit qoftë si të punësuar të siguruar dhe qoftë si taksapagues të rregullt. Zyra e punës në Tiranë ka punësuar deri tani 2938 persona, Zyra e punës në Durrës ka punësuar deri tani 2813 persona, zyra e punës në Vlorë ka punësuar deri tani 1593 persona dhe Zyra e punës në Fier ka punësuar deri tani 1540 persona. Mësova me shumë kënaqësi që nga sot, kompania e njohur Eurofish kërkon përmes kësaj zyre pune një numër të konsiderueshëm punonjësesh. Kryeministri premtoi se zinxhiri i këtyre zyrave do të shtrihet në 61 bashki e reja. Pas Laçit ndalesa e radhës e Rames ishte Lezha, nga ku inspektoi një sërë investimesh për ne këtë qytet. Shefi i qeverise ka pare nga afër punimet ne ndërtesën 4 e ngritur që në vitet ?60. Vizita e Ramës ka vijuar në lagjen Skënderbeu, ku është bërë rikonstruksioni i 36 shtëpive te komunitetit rom dhe atij egjiptian. Ndalesa e fundit e kryeministrit ishte në sheshin kryesor ?Besëlidhja?. Këtu prej disa muajsh kanë nisur ndërhyrjet për rikualifikim e kësaj hapësire.