Nis puna për masterplanin e gazit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse është dëgjuar për tetë vite rresht ekzistenca e një plani mbarë kombëtar për furnizimin me gaz të Shqipërisë, projekti për të studiuar nevojat tona për tu furnizuar me këtë lëndë nisi kwtw tw martw.Damian Gjiknuri:Bëhet e mundur jo vetëm diversifikimii burimeve tona, por edhe pavarësia energjetike.Projekti Tap i miratuar nga azerët shpëton edhe investimin prej 110 milion eurosh të TEC-it të Vlorës, i cili nëse vihet në punë do të bëjë që Shqipëria të mos jetë e varur vetëm nga burimet hidrike. Përfaqësuesi i kompanisë SOCAR e cila do të mundësojë studimin e fizibilitetit për planin e gazit, tha se Shqipëria me anë të projektit TAP do të marrë një rëndësi të veçantë në Ballkan.Murad Heydarov:Nuk bëhet fjalë vetëm për rëndësi ekonomike, por edhe për rëndësi gjeopolitike. për herë të parë gazi i Kaspikut do të kalojë në Adriatik dhe Shqipëria është një nga pikat lidhëse me Italinë dhe më pas me Europën Veriore. Por nuk mjafton vetëm këtu, me anë të marrëveshjeve që qeveria ka bërë, është e mundur që një pjesë e mirë e gazit të TAP të shitet në Ballkan.Në qershor të vitit 2013-të TAP-it u hap rruga e realizimit nga konsorciumi i Shah Denizit duke bërë të mundur që për herë të parë në vitin 2018-të Shqipëria të ketë mundësi konkrete të furnizimit me gaz, por n jë pjesë e konsiderueshme që do të merret nga gazi natyror do të përdoret edhe për tu shitur në rajon.

Free Traffic Exchange