Tenderi i kamerave të sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kamerat qe janë vendosur ne Tirane sipas nje projekti te policisë se shtetit te nisur ne vitin 2010. Behet fjale per 200 kamera me cilësi te larte, te cilat do te instaloheshin ne pikat kryesore te kryeqytetit, te lidhura me sallën operative te policisë nga do te monitoroheshin gjate 24 orëve. Por tre zyrtaret e policisë se shtetit qe kane qene anëtaret e Komisionit te Negocimit të tenderit, ndodhen tashme te pandehur. Ata akuzohen nga Prokuroria per shpërdorim detyre dhe falsifikim. Sipas akuzës ky tender është falsifikuar ne përmbajtje dhe ne kosto duke e rritur atë me me 75.8 milion leke te rinj mbi koston fillestare prej 165.000. 000 lekësh te vena nga buxheti i shtetit . Sipas akuzës anëtaret e Komisionit të Tenderit kane kryer procedura fiktive. Pasi janë kryer instalimet e nevojshme, ata komisionit kane hapur procedurat e prokurimit publik. Pra, sipas akuzës krijohen dyshimet se procedura e prokurimit publik ne kete rast është tërësisht fiktive, pasi tenderi është realizuar pasi kishte përfunduar marrja e shërbimit. Prokuroria ka marre te pandehur ne lidhje me këtë tender ish-juristen Besiana Martini, ish-shefin e prokurorimeve Kol Kukaj dhe ish-specialistin Agim Hysko. Ata janë arrestuar nga policia tre dite me pare por jane liruar sot nga gjykata ne masën ?arrest shtëpie?.

Free Traffic Exchange