Ndahet dosja e shpërthimeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria pritet të ndajë dosjen e shpërthimeve të tritolit në kryeqytet. Burime pranë organit të akuzës thanë se pas ngjarjeve të 10 shkurtit, shpërthimi në afërsi të banesës së zyrtarit të policisë do të hetohet vecmas. Kjo për shkak të cilësive të veçanta të Alfred Numanit, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të krimeve të rënda në policinë e Korçës, por edhe mekanizmit të përdorur në aktivizimin e tritolit.Në ngjarjen e orës 3 e 50 në rrugën Arben Minga fiks 1 orë pas shpërthimit në farmacinë e babait të ministrit të brendshëm u shemb thuajse i gjithë sheshpushimi i katit të pestë të një pallati. Dera e apartamentit të zyrtarit të policisë u hodh në erë nga 400 gramë tritol qe u aktivizua me fitil përcjellës. Sipas ekspertëve mekanizmi me djegie është bërë në një kohë që policia ndodhej disa blloqe më tej në farmacinë e Bashkim Tahirit. Kjo pasi 90 cm fitil përcjellës digjet për rreth 2 minuta e 30 sekonda dhe hetuesit besojnë se është bërë manualisht. Edhe pse nuk ka shumë detaje mbi shpërthimin në apartamentin e Numanit dyshohet se ai mund të jetë bërë nga të tjerë persona të cilët lëviznin me automjet. Deri më tani motivi i shpërthimi mendohet të jetë për shkak të detyrës, ndonëse Prokuroria i heton si akte terroriste të treja ngjarjet.